Muzikë

St. Vincent e përkthen Metallica-n në stilin e saj


St. Vincent

Annie Erin Clark, profesionalisht e njohur si “St. Vincent”, së fundmi ka realizuar një cover të këngës së famshme të bendit “Metallica”, “Sad But True”.

“Sad But True” e Annie Clark ndjek vijën melodike të “Metallica”-s, me tinguj industrial të kitarës, filterë mbi zë, edhe ritmin e standardizuar në zhanrin e saj.

Ky cover është përfshirë në kompilimin e cover-ëve për 30 vjetorin e “Black Album” të “Metallica”-s, dhe do të publikohet me titullin “The Metallica Blacklist”.

Në këtë album do të ketë një set të gjerë cover-ësh, nga Elton John, Miley Cyrus, Yo-Yo-Ma, Watt, Robert Trujillo, Chad Smith, dhe në stilin më të veçantë nga muzikani i famshëm kolumbian “Juanes”, që do të luaj këngën ikone “Enter Sandman”.

Pas publikimit dixhital që pritet të bëhet në shtator, versionet vinyl dhe CD të “The Metallica Black List” do të dalin në shitje më 1 tetor. Të gjitha fitimet nga ky koleksion do t’i dhurohen një shumëllojshmërie bamirësish të zgjedhur nga artistët kontribues së bashku me fondacionin e “All Within my Hands” të Metallica-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore