Shqipëria

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 17-vjeçari


Të shtunën e 16 tetorit, në prangat e policisë Korçë kanë rënë tre shtetas për vepra të ndryshme kriminale.

Përkatësisht, në 17-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi transportonte tre emigrantë të paligjshëm.

Në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, policia i bëri me shenjë shtetasit A. P., banues në Tiranë, që të ndalonte mjetin të cilin e drejtonte.

Ky i fundit nuk ju bind urdhrit të efektivëve të policisë. Pas ndjekjes nga ana e policisë u bë e mundur ndalimi i mjetit tip “Benz’, ku u gjendën dhe emigrantët.

Emigrantët kundrejt shpërblimit, iu ishte premtuar kalim i kufirit në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të evropiane.

Për rrjedhojë nga kontrolli i policisë rezultonte se 17-vjeçari nuk kishte leje drejtimi.

Ndërsa shtetasit L. A., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuan pasi kaluan kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me teste PCR SARS-CoV-2, të dyshuar si të falsifikuar.

Ndërkaq materialet në ngarkim të policisë i kanë kaluar Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore