Lajme

Transferimi i të dhënave midis SHBA-ve dhe BE-së me kornizë të re mbrojtjeje


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të zbatuar një kornizë të re.

Kjo, për të mbrojtur privatësinë e të dhënave personale të ndara midis SHBA-ve dhe Evropës.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “CBS News”, duke cituar njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kuadri i ri mbush një boshllëk të rëndësishëm në mbrojtjen e të dhënave përtej Atlantikut qëkurse një gjykatë evropiane zhbëri një version të mëparshëm në vitin 2020.

Gjykata zbuloi se SHBA-të kishin një aftësi shumë të madhe për të vëzhguar të dhënat evropiane të transferuara përmes sistemit të mëparshëm.

Çështja gjyqësore, e njohur si Schrems II, “krijoi pasiguri të madhe në lidhje me aftësinë e kompanive për të transferuar të dhëna personale nga Bashkimi Evropian drejt Shteteve të Bashkuara”.

E ashtuquajtura Mburoja e Privatësisë 2.0 kërkon të adresojë shqetësimet evropiane të mbikëqyrjes nga agjencitë e inteligjencës amerikane.

Në mars, pasi SHBA-të dhe BE-ja ranë dakord në parim për kornizën e re, Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-të “angazhohen të zbatojnë masa të reja mbrojtëse për të siguruar që sinjalet e aktiviteteve të inteligjencës janë të nevojshme dhe proporcionale në ndjekjen e objektivave të përcaktuara të sigurisë kombëtare”.

Korniza e re do të lejojë individët në BE të kërkojnë korrigjim përmes një Gjykate të pavarur të Shqyrtimit të Mbrojtjes së të Dhënave, e përbërë nga anëtarë jashtë qeverisë amerikane.

Ky organ “do të kishte autoritet të plotë për të gjykuar pretendimet dhe për të drejtuar masat korrigjuese sipas nevojës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore