Sport

Tottenham-i përgatit ofertën për Vlahovic-in


Sulmuesi serb, Dusan Vlahovic, vijon me paraqitjet e mira në Serie A me Fiorentina-n. Këtë sezon ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje. Skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij po nxitojnë ta bëjnë të tyre lojtarin.

Tottenham-i duket se do të jetë skuadra e parë që do të provojë zyrtarisht të marrë shërbimet e sulmuesit serb.

Klubi londinez, me në krye trajnerin, Nuno Espirito Santo-n, e shikojnë Vlahovic-in si partnerin ideal për Harry Kane-n.

Sipas gazetarit sportiv, Ekrem Konur-it, Spurs po përgatit ofertën e parë në drejtim të Fiorentina-s. Oferta pritet të jetë rreth 30 milionë paund, diçka më shumë se 35 milionë euro.

Shuma që po përgatit Tottenham-i, gjithsesi duket e ulët krahasuar me atë që kërkon klubi italian. Fiore kërkon mbi 50 milionë euro për ta lënë të lirë 21-vjeçarin.

Fiorentina e bleu Vlahovic-in në vitin 2018 nga Partiazn-i i Beogradit për shumën e 2 milionë eurove.

Falë paraqitjeve të mira në Firence, ku në 90 ndeshje ka shënuar 34 gola dhe ka dhuruar katër asiste, vlera e tij sipas “Transfermarket” është 40 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore