Sport

Top 5 futbollistët më të faulluar në dekadën e fundit, një shqiptar mes tyre


Përveç se është një sport shumë i bukur që ofron emocione të shumta, futbolli ka edhe anët negative të tij, dhe ndërhyrjet e pa lejuara, padyshim bëjnë pjesë në atë mes.

Kemi ndërhyrje të pa lejuara të çdo lloji, nga ato më të lehtat e deri te ato që shkaktojnë lëndime të mëdha e shpesh herë ndikojnë që një futbollist të humbas karrierën e tij.

Tendencë më të madhe për tu faulluar gjithnjë kanë lojtarët që janë super të talentuar në driblim, e shembull për këtë është fantazisti i Barcelona-s, Lionel Messi.

Për habinë e të gjithëve, Messi nuk është lojtari më i faulluar gjatë dekadës së fundit, madje para tij është edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Përparim Hetemaj, që renditet në vendin e dytë në këtë list.

Sipas statistikave të nxjerra nga uebsajti i statistikave, Squawka.com, 5 futbollistët më të faulluar janë:

1.Eden Hazard (1030 herë)

2.Përparim Hetemaj (797)

3.Juan Cuadrado (735)

4.Lionel Messi (702)

5.Alejandro Gomez (675)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore