Futboll

Top 10 lojtarët me më shumë tripleta


Dinamika e futbollit e veçon nga çdo sport tjetër. Të papriturat e shoqerojnë në çdo moment futbollin. Për shembull: Atletico Madrid mund të jetë ekip pretendent për disa kampionate, jo vetëm atë spanjollin, por ndodh që humbet me një ekip të kategorisë së tretë. E njëjta gjë mund t’i ndodhë Barcelona-s, Bayern Munich-ut, Real Madrid-it, Juventus-it, Inter-it, Milan-it, Paris Saint-Germain, etj. Por, po aq emocione kulmore sa ç’mund të percjellë një humbje “e turpshme” e kësaj natyre, po aq emocione, në mos më shumë, mund të sjellë një seri golash nga një lojtar i madh – jo një gol, por disa brenda një ndeshjeje nga i njëjti lojtar.

Webfaqja gjermane transfermarkt, ka përpiluar të dhënat statistikore sa i përket lojtarëve që kanë shumë më shume tripleta gjatë gjithë karrierës së tyre profesionale.

10. Lucas Cavani (Uruguai): 553 ndeshje, 15 tripleta

9. Harry Kane (Angli): 376 ndeshje, 15 tripleta

8. Zlatan Ibrahimovic (Suedi): 561 ndeshje, 17 tripleta

7. Sergio Aguero (Argjentinë): 710 ndeshje, 18 tripleta

6. Klaas-Jan Huntelaar (Hollandë): 635 ndeshje, 18 tripleta

5. Mario Gomez (Gjermani): 510 ndeshje, 18 tripleta

4. Robert Lewandowski (Poloni): 626 ndeshje, 24 tripleta

3. Luis Suarez (Uruguai): 688 ndeshje, 29 tripleta

2. Lionel Messi (Argjentinë): 908 ndeshje, 54 tripleta

1. Cristiano Ronaldo (Portugali): 1022 ndeshje, 57 tripleta

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore