Sport

Tokio 2020, Gable Steveson triumfon në mundje për meshkuj 125 kg


Ka qenë një përplasje titanësh në finalen e mundjes së meshkujve për kategorinë 125 kg.

Gable Steveson i SHBA është përballur me Geno Petriashvili e Gjeorgjisë.

Amerikani e nisi mirë në periudhën e parë duke marrë katër pikë teknike, por në të dytën fitoi përparësi gjeorgjiani.

Megjithatë 21-vjeçari Steveson arriti ta hidhte përtokë gjigandin nga Gjeorgjia duke marrë fitoren dhe medaljen e artë.

Ndërkohë, medaljet e bronzit shkuan për Taha Akgul e Turqisë dhe Amir Hossein Zare të Iranit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore