Shqipëria

Tiranë: Vritet në mesnatë një 20-vjeçar nga dy të rinj për motive të dobëta


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e mesnatës në kryeqytet, ku ka mbetur i vrarë një 20-vjeçar me iniciale S.T.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç.

Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shton Policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore