Shqipëria

Tiranë/Makina thyen barrierat dhe futet në shesh, rrezikon këmbësorët


Një mjet ka thyer barrierat dhe është futur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke rrezikuar qytetarët.

Ende nuk është bërë e qartë cilat kanë qenë arsyet për veprimin.

Mjeti është futur në zonën ku ndalohen veturat dhe disa persona kanë mbetur të lënduar.

Më pas, një i ri ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin, derisa ka mbërritur policia.

Ai ka thënë se ndërhyri pasi e pa se “vetura po shkonte në drejtim të njerëzve”.

Dëshmitarët e rastit thonë se njëherë dëgjuan zhurmë të madhe, shkaktuar nga gomat që frenonin të makinës dhe më pas panë një veturë që kishte dalë jashtë kontrolli.

I riu, që ka ndërhyrë për të shpëtuar të tjerët, ka thënë se “mendova se ishte një akt terrorist”.

Kur ka parë veturën, ai ka mësyrë duke kërcyer me këmbë në xhamin e shoferit dhe duke e goditur atë.

Më pas ka ndërhyrë policia, por ende nuk është bërë e ditur se kush ishte personi dhe cilat ishin arsyet e tij.

Deri tani është mësuar vetëm se të arrestuarit i janë gjetur substanca narkotike.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore