Sport

Tifozi godet me shuplakë trajnerin e Napolit (VIDEO)


Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në ndeshjen e kësaj të diele mes Fiorentina-s dhe Napolit, që u mbyll me barazim pa gola.

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti është qëlluar me shuplakë nga një tifoz i Fiorentina-s.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, tifozi i Fiorentina-s ka qenë duke e ofenduar, për këtë arsye tekniku i Napolit i është afruar dhe është kapur me fjalë me të.

Në këtë moment, pavarësisht se një nga njerëzit e sigurimit në stadium ka tentuar ta mbajë tifozin, ky i fundit e u mundua ta godiste Spalletti-n, duke ia arritur paksa qëllimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore