Lajme

The Weeknd shkruan historinë me turin “After Hours Til Dawn”


Artisti kanadez i pop-it “The Weeknd” (Abel Tesfaye) ka thyer rekordin historik të shfaqjes me fitimin më të lartë për një artist me ngjyrë.

Sipas shifrave të publikuara nga faqja “Touring Data”, ai ka grumbulluar afro 10 milionë dollarë (9 milionë e 890 mijë dollarë) nga 54 mijë e 703 bileta të shitura në stadiumin “MetLife në East Rutherford”.

Ngjarja u shënjua më 16 korrik, si pjesë e turit “After Hours Til Dawn”.

Me “After Hours”, në mars të vitit 2020, këngëtari pushtoi renditjet botërore.

Mbi të gjitha, rroku vëmendjen dhe zemrat e mbështetësve të tij.

Prej atij albumi, jo vetëm që shumica e 14 këngëve patën sukses, por doli edhe hiti më i madh i të gjitha kohërave sipas revistës prestigjioze “Billboard”, Blinding Lights.

E vetmja gjë që The Weeknd nuk fitoi, ishte një Grammy. Ndaj tyre, madje u hapën shumë diskutime, që çuan edhe në ndryshimin e formulës së përzgjedhjes së këngëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore