Lajme

Tetë persona lirohen nga akuza për mashtrime me subvencione


Aksioni i Policisë së Kosovës “Subvencioni 2021”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Agron Berisha, Nexhmi Hyseni, Nasim Kastrati, Fatmir Tulla, Agim Nreci, Ramadan Kosumi, Imer Luzha dhe Muhamet Leci, për akuzën për mashtrim me subvencione.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve është shpallur të martën nga gjykatësi Adnan Kamberi.

Të akuzuarit janë liruar nga akuza me arsyetimin se nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë ngarkuar, ndërsa traktori i sekuestruar përkohësisht i kthehet të akuzuarit Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh pas pranimit të të njëjtit.

Më 1 qershor Fuat Morina, i akuzuar në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin “Subvencionet 1”, kishte pranuar fajësinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, 13 të akuzuarit tjerë ishin deklaruar të pafajshëm.

Me 3 dhjetor të 2022, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion si vazhdimësi e aksionit “Subvencione 2021”, që kishte filluar në muajin shkurt.

Edhe, më 30 qershor, Albanian Post, kishte raportuar për vazhdimin e aksionit “Subvencioni 2021”.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme”.

Në muajin shkurt të këtij viti, ishin arrestuar 12 persona, nga të cilët 10 janë zyrtarë të shtetit dhe janë konfiskuar 400 mijë euro, në një aksion të madh të policisë në Kosovë.

Skandali me subvencione në Bujqësi deri  në shkurt të vitit 2021 kishte çuar në arrestimin e mbi 20 personave zyrtarë që dyshohen për ryshfet dhe rreth 400, mijë euro të sekuestruara.

“Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8  vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1  USB dhe 1 vulë”, është thënë në njoftimin e Policisë një ditë pas aksionit të zhvilluar në disa qytete të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore