Lajme

Tetë armë, 22 vetura dhe 84 mijë euro sekuestrohen nga aksioni ‘Brezovica’


Brezovica.

Përveç arrestimit të 14 personave të enjten pas përfundimit të aksionit “Brezovica”, është arrestuar edhe një person tjetër.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se janë sekuestruar 8 armë të ndryshme e 22 vetura.

“Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 (një ) i dyshuar tjetër, nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi  janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura”, thuhet në raport.

Më 2 mars, Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona të enjten pas përfundimit të aksionit “Brezovica”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikatë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

”Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve- zyrave të ndërmarrjeve, sot, ka realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”.

Ky aksion pritet të vazhdojë më tutje, ndërsa prokurori Rasim Maloku kishte thënë se në këtë çështje askush nuk do të jetë i paprekshëm.

14 të arrestuar nga aksioni “Brezovica” në katër komuna të Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore