Shqipëria

Tërmet 5.4 ballë në Adriatik


Njё tёrmet me magnitudё 5.4 ballё i shkallёs Rihter u rregjistrua para disa minutash nё detin Adriatik, sipas Qendrës Sizmiologjike Mesdhetare Europiane (EMSC).

Epiqendra ndodhej rreth 70 kilometra nga brigjet e Vieste, Itali dhe 120 nga Split, Kroaci.

Sipas EMSC tёrmeti ishte i thellёsisё 60 kilometra dhe u parapri nga njё lёkundje me magnitudё 3.4 nё orёn 14:00.

Sipas dёshmive lёvizjet u ndien nё Marke, Puglia dhe Campania tё Italisё, si dhe nё Kroaci.

Nuk ka raportime pёr dёme deri tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore