Lajme

Telegrami ndalon mediat shtetërore ruse në Evropë


Telegrami është bërë një burim kryesor informacioni dhe dezinformimi në të dyja anët e luftës Rusi-Ukrainë.

Aplikacioni i mesazheve tani thotë se do të bllokojë mediat shtetërore ruse – përkatësisht RT-në – nga përdorimi i shërbimeve të saj në Evropë.

Një zëdhënës konfirmoi të premten se të gjitha kanalet e RT-së janë bllokuar. Është e paqartë nëse media të tjera si “Sputnik” do të ndikohen.

RT-ja është bllokuar tashmë nga Facebook, Twitter, YouTube dhe Tiktok, pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione që synojnë rrjetet mediatike të mbështetura nga Kremlini.

Zyrtarët e BE-së thuhet se paralajmëruan Telegramin se po përdorej “si një mjet propagande lufte”.

Rrjeti social u themelua në vitin 2013 nga vëllezërit rusë Nikolai dhe Pavel Durov. Ky i fundit që atëherë është arratisur nga Rusia.

Për të ndjekur zhvillimet e ditës së nëntë të luftimeve, kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore