Shqipëria

Teknologjia dhe arti, të bashkë-ekspozuara


Tablotë të prezantonin me një tjetër botë, atë të realitetit të shtuar.

Ngado lëvizje, ngjyra të gjalla dhe imazhe të mbivendosura bukur.

Për t’i përjetuar, nuk mjafton një shikim i thjeshtë. Nevojitet edhe një telefon inteligjent dhe aplikacioni shoqërues.

Përballë punimeve artistike, ekrani i vogël i telefonit shfaq papritur një version të ndryshuar të figurave ekzistuese. Një version krejt përfshirës.

Dhe për të parën herë në Shqipëri, kjo tipologji galerie arti mori jetë thjeshtësisht, nga një workshop.

Për ideatorin dhe organizatorin e ekspozitës, Rei Bengu, kreativiteti, ishte ai që i bëri realitet punimet artistike.

Kurse për dy artistet e reja, të cilat janë kujdesur për secilin punim të ekspozuar, i gjithë rrugëtimi në këtë bashkim të artit me teknologjinë, ka qenë tejet interesant.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore