Lajme

“Të drejtat e LGBTQI+të drejta njerëzore, jo privilegje”


“Të drejtat e LGBTQI+ të drejta njerëzore, jo privilegje”, thuhet në një cicërimë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në Twitter në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, bifobisë dhe transfobisë.

“Disa Internacionale kundër homofobisë është një mundësi për të reflektuar dhe për të mbështetur komunitetin LGBTQI+”.

Më 16 mars, nuk deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e patën votuar Projektkodi Civil.

Nga 61 deputetët, të cilët votuan, vetëm 28 prej tyre kanë votuar pro, ndërsa kundër 29. Katër deputetë abstenuan.

Me Kushtetutën e Kosovës, parashikohet që “në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.

Por, ka një deformim më pas në Kodin Civil aktual, pasi që aty konkretizohet martesa si një e drejtë që i takon vetëm një dysheje heteroseksuale.

“Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore