Kosova

Tahiri: Për 5 muaj Nagip Krasniqi lidhi kontrata njëburimore në vlerë prej 71 milionë euro


Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po zhvillohet debati parlamentar për arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka thënë se dëmi që ka shkaktuar ky i fundit Kosovës vetëm në 5 muajt e fundit është 71 milionë euro.

“71 milionë euro kontrata njëburimore për 5 muaj tregon abuzimin e madh që e ka bërë drejtori i KEK-ut”, ka thënë fillimisht ai.

Sipas tij ka kontrata njëburimore me vlerë mbi 1 milionë euro për shirit transportues për KEK-ut, shërbim të cilën ofrojnë shumë kompani në Kosovë.

“Kjo nuk do koment është një kontratë në të cilën vidhet. Pastaj instalimi i pllakës në bllokun B2 në vlerë preje 680 milionë eurove, pastaj konsulencën për të cilën akuzohet drejtori në vlerë prej 61 mijë eurove që është lidhë si kontratë retroaktiv”.

“Pra janë rreth 30 kontrata që janë të lidhura me kontratë njëburimore dhe anashkalohet ligji i prokurorimit që të lidhen kontrata të negociuara në tavolinë, pra anashkalohet konkurrenca”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore