Lajme

Sulmi i tretë me raketë në 72 orë, në shënjestër kompleksi i gazit në Irakun verior


Një raketë Katyusha u hodh pranë një kompleksi gazi në pronësi të Emirateve në rajonin gjysmë autonom kurd të Irakut pa shkaktuar dëme apo viktima.

Kështuthanë zyrtarët lokalë duke cilësuar se ky ishte sulmi i tretë i tillë në 72 orë.

“Raketa e lëshuar kishte në shënjestër kompleksin e gazit Khor Mor, në pronësi të kompanisë energjetike të Emirateve të Bashkuara Arabe Dana Gas, tha Sediq Mohammed”, një zyrtar nga distrikti ngjitur Qadr Qaram.

Sipas tij, raketa goditi rreth 500 metra jashtë kompleksit dhe nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm për sulmin.

Grupi Kundër Terrorizmit, një organ sigurie në rajonin kurd të Irakut verior, tha në një deklaratë se gjashtë raketa në total kishin goditur fushën e gazit Khor Mor, e cila shtrihet midis qyteteve Kirkuk dhe Sulaimaniyah.

Sulmet me raketa Katyusha shënjestruan të njëjtin kompleks të mërkurën dhe të premten, gjithashtu pa shkaktuar viktima apo dëme.

Infrastruktura energjetike gjetkë në rajonin gjysmë autonom kurd është sulmuar gjithashtu javët e fundit.

Në maj, pati dëme të vogla pas një sulmi me raketa në rafinerinë Kawergosk, në veriperëndim të kryeqytetit rajonal Erbil.

Në prill, tre raketa goditën pranë të njëjtit objekt – një nga më të mëdhenjtë në zonë – pa viktima apo dëme të raportuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore