Lajme

“Perëndimi pret prej Vuçiç-it njohjen e Kosovës”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Aleksandër Stoshiç, magjistër i shkencave politike dhe ish-gazetar dhe redaktor i mediumit opozitar serb Danas në Serbi, mendon se zgjidhja e çështjes së Kosovës, sado e dhimbshme të jetë, mund ta kthejë shoqërinë drejt së ardhmes dhe të përpiqet ta vendosë të kaluarën në një kornizë të pranueshme për ta kuptuar secilin prej nesh.

“Do të doja që Kosova të mbyllej si temë, t’i drejtohemi së ardhmes. Për shembull, le të shohim se si irlandezët arritën ta përmbysin situatën e tyre të vështirë historike që kishin me shtetin britanik, unë jetoj këtu kështu që e përmend këtë. Këto janë shembuj shumë pozitivë. Kjo do të jetë e ardhmja e rajonit, do të shohim nëse një ditë do të ketë armëpushim në kohën e Vuçiçit apo një presidenti tjetër’, tha ai në një intervistë për The Geopost.

Ai është pyetur nëse beson që çështja e Kosovës do zgjidhet deri në fundit të vitit, por ky i fundit ka theksuar se “me liderët serbë me origjinë nacionaliste, të djathtët, asgjë nuk pritet dhe asgjë nuk mund të dihet paraprakisht”.

“Politika e ‘shkopit dhe karotës’ duket se po funksionon mirë për ta. Mirëpo, të gjithë e dimë, të paktën kështu është vërtetuar në opinionin publik, se Perëndimi pret qartë prej tij (Vuçiçit) njohjen dhe premtimin se do të përfundojë. Do të doja që kjo të ndodhte sepse populli i Kosovës po vuan tmerrësisht, serbët në Kosovë po vuajnë tmerrësisht, serbët në Serbi po vuajnë nga apatia e rëndë sepse nuk e dinë se çfarë është e tyre”, shtoi ai.

Aleksandër Stoshiç

Ai ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është hibrid i të gjithë liderëve të Serbisë ndër vite, derisa ka theksuar se presidenti serb po vepron me Perëndimin ngjashëm siç bëri ish-presidenti ukrainas Viktor Yanukovych.

“Sa i përket Vuçiçit, ai ka nxjerrë përfundime nga sundimi i ndoshta të gjithë pushtetarëve të mëparshëm që kanë qenë në 25 vjetët e fundit në Serbi, duke filluar nga Millosheviçi përmes Gjingjiçit, Koshtunicës dhe Tadiçit – ai ndoshta ka bërë një analizë të të gjithëve dhe përpiqet të injorojë të gjitha gabimet e tyre dhe ia del mbanë”.

“A është perfiditet apo në fakt thjesht mëson nga gabimet e paraardhësve, por jo në kuptimin e përmirësimit të cilësisë së shoqërisë dhe zhvillimit të institucioneve demokratike, pluralizmit, transparencës, por duke i kthyer të gjitha këto në drejtim të vetëruajtjes së pushtetit dhe dhunës së zhveshur”.

Stoshiç, ka potencuar se diktatorët janë shumë të ngjashëm në metodologji dhe se organizojnë shoqëritë në një mënyrë shumë të ngjashme.

“Mënyra se si Millosheviçi i trajtoi fqinjët e tij – kroatët, boshnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë, shqiptarët e Kosovës ishte absolutisht identike me atë që po bën Putin me Ukrainën, atë që po bënte me Gjeorgjinë, duke mos njohur absolutisht identitetin e kombeve të arritura, duke injoruar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe marrëveshjet që kanë ekzistuar ndonjëherë në të kaluarën, në mënyrë që ne të mund të jetonim në paqe sot”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore