Lajme

Stefanoviç paralajmëron BE-në të mos bëjë marrëveshje me “bixhozxhiun e dehur” Vuçiç


Borko Stefanoviç

Nënkryetari i Partisë Liri dhe Drejtësi në Serbi, Borko Stefanoviç, ka thënë se Serbia nuk ka të ardhme evropiane përderisa në pushtet është “autokrati” Aleksandër Vuçiç.

Siç transmeton media opozitare serbe “Danas”, Stefanoviç i ka thënë Evropës se “është gjithmonë e rrezikshme të bësh marrëveshje me diktatorë në largim, të cilët ndajnë interesat tona si bixhizxhinj të dehur në këmbim të qëndrimit në pushtet”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Nuk ka paqe dhe përparim rajonal me elitat e korruptuara që kujdesen më shumë për fitimet aktuale të investitorëve të tyre sesa për të ardhmen e njerëzve”, theksoi Stefanoviç.

“Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme dhe siguri për serbët në Kosovë, ndërsa për ta diskutojnë njerëz si Vuçiç-i dhe [Albin] Kurti, të cilët nuk kanë hequr dorë nga dhuna apo lidhja me krimin, ndaj me veprime të njëanshme luajnë rolin e mbrojtësve të mëdhenj të popullit pa duke menduar për jetën e tyre”, shtoi.

Sipas tij, Serbia “jo vetëm gjeografikisht, por edhe kulturalisht, historikisht, me vlerat dhe ekonomikisht i përket Evropës”.

“Prandaj është e rëndësishme që të gjithë të bëjnë një përpjekje shtesë për të siguruar që qytetarët e Serbisë të kenë të drejtën për të zgjedhur lirisht në përputhje me rekomandimet e OSBE-së”, potencoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore