Lajme

Squid Game edhe me kriptomonedhën e vet


Për ata që duan të tregojnë përkushtimin ndaj shfaqjes së njohur koreane të Netflix, Squid Game, ka edhe një kriptomonedhë për të.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se lojtarët kanë krijuar një version online, për të cilin nevojitet kriptomonedha Squid për të luajtur.

Të martën e 26 tetorit, kjo monedhë digjitale vlente një cent modest, por deri të premten ajo shpërtheu në vlerë, duke arritur në 4.39 dollarë.

Paçka kësaj, Squid është kritikuar për mos lejimin e investitorëve që të kryejnë rishitje.

Lidhur me serialin distopian, i cili tregon historinë e një grupi njerëzish të detyruar të luajnë lojëra vdekjeprurëse fëmijësh për para, është kthyer në një sensacion viral.

Kurse kriptomonedha Squid njihet si ajo që ka moton “luaj për të fituar”, ku njerëzit blejnë shenja për të luajtur në lojërat online ku mund të fitojnë më shumë të tilla. Më pas, ato mund të shkëmbehen me kriptovaluta të tjera ose para.

Në rastin e Squid, shumë blerës do të jenë lojtarë që kërkojnë të luajnë në lojën online të programit, e cila fillon në nëntor.

“Sa më shumë njerëz të bashkohen, aq më i madh do të jetë grupi i shpërblimeve”, sipas dokumentit të emetimit, i cili tregon se zhvilluesit do të marrin 10 për qind të tarifës së hyrjes, ndërsa 90 përqindëshi i mbetur do t’i jepet fituesit.

“Më e rëndësishmja, nuk ofrojmë pasoja vdekjeprurëse me sa duket!”, vijon dokumenti.

Raundet individuale kanë kosto për t’u bashkuar, me gjashtë raunde gjithsej që bëhen më të shtrenjta teksa shkojnë përpara.

Blerësi i kujdesshëm

Por blerësit e mundshëm duhet të kenë kujdes.

Faqja e internetit e përcjelljes së çmimeve të kriptove, CoinMarketCap, ka lëshuar një paralajmërim se shumë përdorues nuk kanë qenë në gjendje të rishesin në shkëmbimet e kriptomonedhave.

Ndërkaq, kapitalizimi i saj i tregut, ose vëllimi i përgjithshëm në treg, ka arritur në 184 milionë dollarë.

Një tregtar i ka treguar “BBC”-së se ka 7 mijë e 500 dollarë të lidhura në monedhën, për të cilat shpreson se do të lëshohen në 48 orët në vazhdim.

Për këtë, kompania ka thënë se po përdor teknologji inovative që i kufizon njerëzit të shesin monedhat e tyre nëse nuk ka mjaftueshëm monedha që blihen në treg.

“Kjo kriptovalutë i bashkohet një liste të gjatë dhe në rritje të monedhave dhe shenjave digjitale që mbështjellin fenomene kulturore”, ka thënë ekonomisti i Universitetit Cornell, Eswar Prasad.

“Në mënyrë të jashtëzakonshme, shumë monedha të tilla tërheqin me shpejtësi fantazinë e investitorëve, duke çuar në vlerësime jashtëzakonisht të fryra. Investitorët naivë me pakicë që kapen nga furi të tilla spekulative përballen me rrezikun e humbjeve të konsiderueshme”, ka sqaruar ai.

Lojëra për të fituar: e ardhmja e lojërave?

Lojërat për të fituar janë bërë gjithnjë e më popullore gjatë pandemisë pasi rritja e lojërave në internet inkurajoi zhvillimin e sektorit të teknologjisë, GameFi, i cili kombinon argëtimin me mjetet reale për të fituar para.

Nga ana tjetër, metaverse pritet të ndihmojë këtë sektor të zhvillohet edhe më tej, tregon “BBC”.

Dhe nuk janë vetëm tregtarët e kriptove që kanë përfituar nga popullariteti i Squid Game.

Abonimet e Netflix-it pësuan rritje kur ai u publikua.

Seriali korean mendohet të ketë vlerë rreth 900 milionë dollarë për gjigantin e transmetimit, pasi ka kushtuar vetëm 21.4 milionë dollarë për t’u realizuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore