Euro 2024

Spanja shkatërron Gjeorgjinë, shënon golin e katërt


Reuters

(Ky lajm është përditësuar)

Spanja ka trefishuar epërsinë ndaj Gjeorgjisë. Dani Olmoi shënoi për 4:1 në minutën e 83-të të ndeshjes së katërt të 1/8 së finales.

La Roja është në rrugë të sigurt për të kaluar në çerekfinale të kampionatit evropian në Gjermani nëse rezultati nuk ndryshon.

Gjeorgjia kaloi e para në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes. Robin Le Normand shënoi autogol pas një kundërsulmi të gjeorgjianëve.

 

Rezultatin e barazoi Rodri. Ai shënoi nga distanca për 1:1 në minutën e 39-të të ndeshjes që luhet në Koeln të Gjermanisë.

Golin e dytë për Spanjën e realizoi Fabian Ruiz. Ai e konkretizoi në gol asistimin e Lamine Yamal i cili paraprakisht rrezikoi portën.

Nico Williams realizoi supergol për 3:1 në minutën e 75-të të ndeshjes. Spanja, një ndër favoritet e Euro 2024, dominoi ndeshjen.

Ndryshe, në çerekfinale Spanja do ta ketë përballë Gjermaninë, kurse Gjeorgjia përmbyllë aventurën e parë në Euro 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore