Kosova

Sot mblidhet Komiteti për COVID-19 – Do të diskutohen masat e reja


COVID-19 - Prishtinë

Sot (e enjte) me 20 dhjetor në Kosovë do të mblidhet Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me pandeminë COVID-19.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), Faik Hoti, ka deklaruar se në këtë mbledhje do të diskutohet mundësia e vendosjes së masave të reja në vend.

 

Rekord shifrash në Kosovë, 2 mijë e 50 raste të reja me COVID-19

Gjendja pandemike në vend të mërkurën ka tejkaluar rritjet e trendit duke dyfishuar numrin e të infektuarëve brenda 24 orëve, ku janë regjistruar 2 mijë e 50 raste pozitive me COVID-19.

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve pas datës pesë janar ka shënuar rritje të vazhdueshme.

Sipas MSH-së varianti Omicron është mbizotërues në vend, andaj ky institucion ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 me dy dozat e para, por edhe me dozën përforcuese.

Numri i të infektuarve vjen nga 9 mijë e 194 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 462 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 7 mijë e 266.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 728 mijë e 214 doza të vaksinës.

E deri këtë të martë 797 mijë e 226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore