
Sony ka prezantuar një koleksion të ri, Deep Earth, për anësore të PlayStation 5 dhe kontrollorët DualSense.
Ky koleksion përfshin tre ngjyra të reja: Volcanic Red, Cobalt Blue dhe Sterling Silver.
Satoshi Aoyagi, pjesë e ekipit të dizajnit të Sony, shprehu se ngjyrat janë frymëzuar nga bukuria dhe fuqia e thellësive të planetit Tokë.
Ata i kanë shtuar një nuancë metalike për t’u bërë edhe më e sofistikuar.
Ngjyra e kuqe është ndriçuese, ndërsa e kaltra është më e errët me nuancat e vjollcës. Mbulesat e reja anësore do të kushtojnë 60 dollarë, ndërsa kontrollorët do të jenë 75 dollarë.
Para-porositja nis në fillim të muajit të ardhshëm, dhe mbulesat kuqe-kaltër do të jenë në dispozicion më 3 nëntor, ndërsa ato argjendi do të dalin më 26 janar të vitit të ardhshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com