Euro 2024

S’ka fitues, ndeshja mes Portugalisë dhe Sllovenisë shkon në vazhdime


Me rezultat të barabartë është mbyllur ndeshja mes Portugalisë dhe Sllovenisë në kuadër të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Ndonëse rastet ishin të shumta, sidomos për Portugalinë, gola nuk janë shënuar nga asnjëra skuadër gjatë 90 minutave.

Tani të dy ekipet do ta kërkojnë kualifikimin në çerekfinale në kohën shtesë.

Paraprakisht, Franca e ka mposhtur Belgjikën dhe e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të “EURO 2024”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore