Lajme

Simon Harris do të bëhet kryeministri më i ri i Irlandës


Simon Harris do të bëhet kryeministri më i ri i Republikës së Irlandës, pasi u zgjodh si kreu i ri i partisë Fine Gael, pas dorëheqjes së Leo Varadkar javën e kaluar.

Është “nderi absolut i jetës sime”, ka thënë Harris pas emërimit, duke premtuar “punë të palodhur, gjak, djersë dhe lot” në rolin e tij të ri.

Zgjedhja për kryeministër duhet të bëhet më 9 prill, duke shmangur rrezikun e zgjedhjeve të parakohshme.

Sakaq, Harris këmbënguli në dëshirën për t’u fokusuar te “ligji dhe rendi” dhe një politikë migracioni “më të planifikuar dhe të qëndrueshme për të luftuar kundër rreziqeve të populizmit”.

Në frontin ndërkombëtar, Harris ka drejtuar thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Po ashtu ka dënuar “pushtimin e tmerrshëm të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore