Shëndet

Si të ndiheni më energjik?


Ndiheni pa energji së fundmi? Apo pas mesditës keni nevojë për një shtytje?

Ka disa mënyra për të rimarrë energjinë tuaj.

Për t’u ndier më mirë, është gjithashtu e rëndësishme të shmangni sabotatorët e energjisë. Për shembull, mungesa e gjumit dhe stresi i shtuar mund t’ju ​​shterojë energjinë, sipas Yasi Ansari, dietolog.

Ja disa nga mënyrat që ju ndihmojnë të rifitoni energjinë.

 Hani çdo tre orë

“Njerëzit ndihen sikur kanë më shumë energji kur hanë diçka çdo tre orë gjatë ditës,” tha De Robertis, i cili është gjithashtu krijuesi i “GPS Weight Loss Program”, një program online për humbje peshe.

Të kalosh shumë kohë pa ngrënë, si nëse keni tendencë të anashkaloni mëngjesin ose drekën, mund të shkaktojë një rënie të energjisë, sipas DeRobertis.

“Në përgjithësi rekomandohet që  mesatarisht një person të hajë çdo tre deri në katër orë,” shtoi Ansari.

Është e rëndësishme të dëgjoni sinjalet tuaja të urisë për të përcaktuar mënyrën e duhur si duhet të ushqeheni.

Sa më shumë proteina në ushqim

Konsumimi i sa më shumë proteinave, mban trupin tonë energjik.

“Unë shpesh i pyes pacientët e mi nëse ndihen më të ngopur dhe kanë më shumë energji pasi hanë një mëngjes me karbohidrate të larta ose një mëngjes me proteina të larta,” tha ajo.

“Mëngjesi me karbohidrate më të larta përfshinë drithëra dhe mëngjeset me proteina më të larta shpesh përmbajnë vezë. Më shpesh ata thonë se ndihen më mirë pasi kanë ngrënë  vezë”.

Shtimi i proteinave gjithashtu kontribuon në shije dhe cilësi të ndryshme në rritjen e energjisë.

Hani karbohidrate të pasura me fibra

“Ushqimet e pasura me fibra si frutat dhe drithërat japin energji, i cili është burimi më i shpejtë i karburantit për trupin tuaj.

Zgjidhni ushqime të pasura me lëndë ushqyese

Një mënyrë tjetër për të siguruar energji më të qëndrueshme gjatë gjithë ditës është zgjedhja e ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese në vend të ushqimeve me kalori boshe.

“Arrat, frutat dhe kosi kanë lëndë ushqyese të cilat ju ofrojnë energji”

Qëndroni të hidratuar

Mungesa e pirjes së mjaftueshme të ujit mund të na pengojë të jemi energjikë.

Bëni gjumë adekuat

Të flesh mjaftueshëm është një ndër kriteret kryesore që shërben për shtimin e energjisë, sipas ekspertëve.

Ka disa kërkime që mbështesin se gjumi i pa rehatshëm mund të rrisë rezistencën ndaj insulinës. Mesatarisht një njeri duhet të fle shtatë deri tetë orë.

Shmangni kafeinën për energji

Kafeina mund të ndihmojë në rritjen e performancës mendore afatshkurtër dhe të sigurojë një rritje të energjisë, por mund të zvogëlojë energjinë më pas.

Nuk është mirë të konsumoni shumë kafeinë gjatë ditës.

Stërvituni sa më shumë

Rritja e stërvitjes në fakt mund të rrisë nivelin tuaj të energjisë, sipas DeRobertis. Rritja e energjisë ndodh për një sërë arsyesh.

Gjatë stërvitjes ju mund të prodhoni hormone si endrofina, e cila rrit popmpin e gjakut në zemër.

Sa më pak stres

Stresi i tepërt mund të zvogëlojë energjinë tuaj.

Gjithashtu mund të kontribuojë në cilësinë e dobët të gjumit, i cili mund t’ju ​​bëjë të lodhur, nervoz dhe shtojë stresin.

Gjetja e një hobi që ju pëlqen dhe dëgjimi i muzikës gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit.

Ka shumë mënyra të tjera për të hequr stresin-çelësi është të gjeni se cila strategji funksionon më mirë për ju.

Angazhohuni në kujdesin për veten

Energjia vjen nga dy burime: energjia fizike dhe energjia emocionale ose psikologjike. Para se të ktheheni drejtë pagjumes identifikoni nëse keni nevojë për një nxitje fizike, ose një ngritje emocionale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore