Aplikacione

Si të çaktivizoni mikrofonin tuaj në Google Meet


Ndërsa merrni pjesë në një video-konferencë duke përdorur Google Meet, i njohur më parë si Hangouts Meet, ndonjëherë ju duhet të çaktivizoni mikrofonin tuaj për të kollitur, për të heshtur një qen që leh ose thjesht të jeni të sjellshëm dhe të shmangni zhurmës gjatë kohës që njerëzit e tjerë flasin. Ja si ta bëni atë.
 
Së pari, do t’ju duhet të hapni shiritin e veglave të Mikrofonit/Thirrjeve. Nëse po përdorni Google Meet në një shfletues në Mac ose Windows 10 PC, mbajeni kursorin e miut mbi skajin e poshtëm të dritares së Google Meet derisa të shfaqet. Në iPad dhe Android, prekni skajin e poshtëm të ekranit dhe do të shfaqet shiriti i veglave.
 
Në këtë shirit veglash, do të shihni tre butona të mëdhenj rrethorë në mes. Për të fikur (heshtur) mikrofonin tuaj, klikoni mbi butonin që duket si një ikonë e vogël mikrofoni.
 
 
Ikona e mikrofonit do të kthehet në të kuqe, duke treguar se mikrofoni juaj tani është çaktivizuar. Ndërsa ikona është e kuqe, askush në takim nuk mund t’ju dëgjojë  dhe të gjithë pjesëmarrësit do të njoftohen se mikrofoni juaj është i çaktivizuar.
 
Për të aktivizuar përsëri mikrofonin tuaj, klikoni sërish mbi butonin e mikrofonit në shiritin e veglave. Tani mund të flisni dhe të gjithë mund t’ju dëgjojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore