Shqipëria

Shtyhet sërish seanca e Saimir Tahirit, mungoi prokurori


Seanca që do të mbahej për të shqyrtuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për lirim nga burgu, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorit.

Ish-ministri po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Tahiri dërgoi pak muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Ai argumenton se ka mbajtur kontakte me shërbimin e provës e për këtë arsye duhet të ulet dënimi.

Nëse kërkesa e tij pranohej ai përfiton ulje minimumi paktën 1.6 vite burg.

Kjo nuk është kërkesa e parë e Tahirit në lidhje me çështjen.

Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Tahirit për pezullim të dënimit.

“Gjykata vendosi mospranimin e kërkesës së kërkuesit Saimir Tahiri, për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Më 22 prill, ai kërkoi nga Gjykata që të pezullonte ekzekutimin e vendimit për dënimin me burg.

Në kërkesën e drejtuar për këtë Gjykatë, Tahiri deklaroi se vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të pandehurin, si dhe për familjen e tij.

Kjo, për shkak të funksionit të tij si ish-ministër mund të “rrezikojë dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier”.

Ishte (GJKKO), e cila të premten e 4 shkurtit dënoi ish-ministrin e Brendshëm, me tre vite e katër muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës”.

Fillimisht, Tahiri u dënua me pesë vite burgim, por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë tre vite e katër muaj burg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore