Shqipëria

Shtyhet seanca për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë


Këtë të hënë të 18 marsit pritej të mbahej seanca për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia.

Por gjyqi, me mospraninë e Princ Lekës, u shty për 11 prill.

Të dy ata janë të pajisur me urdhra mbrojtjeje, pas një sherri të dhunshëm që shkoi deri në përplasje fizike

Ditë më parë, ata u përplasen fizikisht pas pretendimeve se Leka i kishte dhunuar të atin aktores.

Video që tregonte momentin e sherrit mes tyre u bë virale.

Publikohet video e konfliktit – Çfarë ndodhi mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajzë nga martesa e tyre.

Prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.

Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare në fund të vitit të kaluar.

Zyrtarisht, Leka e konfirmuar divorcin më 15 janar.

Sakaq, pas ndarjes, Princi ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore