Shqipëria

Publikohet video e konfliktit – Çfarë ndodhi mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë


Pas deklaratave të njëpasnjëshme për përgjegjësinë mbi ‘kush sulmoi kë’, tani qarkullon edhe një video nga vendngjarja.

Pas pretendimeve në kundërvënie, në mediat sociale tanimë qarkullon një video ku tregohet momenti i përplasjes së Princ Lekës me ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia.

“Ti të prekësh me dorë babin tim. I ke gjuajtur babit tim 70 vjeç?”, dëgjohet Elia teksa i drejtohet Lekës në videon që është e mbushur me nota agresiviteti dhe të bërtitura.

Deri më tani të dyja palët kanë bërë denoncim në polici dhe mësohet se janë marrë nën mbrojtje.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi Leka Zogu, 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja Elia Zaharia, 42 vjeçe, dhe shtetasi Gjergj Zaharia, 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases Elia Zaharia e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi Leka Zogu. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët, i ati i Elia Zaharisë, Gjergj, ka deklaruar se ndryshe nga sa pretendon Princ Leka, në të vërtetë ka ndodhur e kundërta.

Më herët, Leka ka deklaruar në polici se është sulmuar nga ish-vjehrri.

Tani, Zaharia ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje dhe se ka qenë Princi Leka ai që e ka sulmuar atë.

“Jam i moshuar. Me zor qëndroj në këmbë, jo të sulmoj një djalë të ri”, ka deklaruar ai.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 marsit, kur Princ Leka ka deklaruar është sulmuar nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe i ati i saj, Gjergj.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën, e cila jeton në Oborrin Mbretëror bashkë me mamanë e saj.

Mirëpo aty është përballur me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike.

Princ Leka, i detyruar nga rrethanat, mësohet se është larguar nga Oborri Mbretëror për të shmangur skenën e dhunës në prani të së bijës së mitur.

Ndërkohë, pas përplasjes fizike, Leka i është drejtuar komisariat, ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Ai është paraqitur edhe në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore.

Tani, pritet seanca gjyqësore për të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje

Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare në fund të vitit të kaluar.

Zyrtarisht, Leka e konfirmuar divorcin më 15 janar.

Sakaq, pas ndarjes, Princi ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore