Shqipëria

Shtyhet me gjashtë muaj qëndrimi i afganëve në Shqipëri


Qeveria shqiptare ka shtyrë me gjashtë muaj të tjerë qëndrimin e refugjatëve afganë në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet shqiptare, duke cituar vendimin e publikuar të enjten e 25 gushtit.

Bëhet fjalë për VKM-në nr.501, e cila ngarkon autoritetet për ngritjen e një task-force për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë.

Së dyti, përfshihet dhe dhënia e mbrojtjes së përkohshme ndaj shtetasve afganë.

Pasi talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar, Shqipëria pranoi të presë mijëra refugjatë afganë për të paktën një vit.

Kjo, ndërkohë që ata po kontrolloheshin për viza për në SHBA, ku do të kalonin për zgjidhjen përfundimtare.

Kohët e fundit, qeveria shqiptare njoftoi se të evakuuarit mund të qëndrojnë më shumë se një vit nëse vizat e tyre amerikane vonohen.

Edhe pse disa mendonin asokohe se Shqipëria kishte për detyrë të ndihmonte aleatin e saj në NATO, të tjerë mendonin se vendi po luftonte mjaftueshëm.

Sipas “Associated Press”, duke cituar Ministrinë e Jashtme shqiptare, 900 refugjatë afganë mbeten në Shqipëri.

Ata që nuk janë më në Shqipëri tashmë kanë arritur të shkojnë në SHBA dhe Kanada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore