Lajme

Shtimja në balotazh – Vetëvendosjen e PDK-në i ndajnë më pak se 100 vota


Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Shtimes, ku përfundimisht do të ketë balotazh mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Gara ishte shumë e ngushtë mes dy kandidatëve, ku Qemajl Aliu, kandidati i LVV doli i pari me 45,1%, ndërsa kandidati i PDK, Naim Ismajli fitoi 44.64%.

Diferenca mes dy kandidatëve është vetëm 59 vota.

Në komunën e Shtimes të drejtë vote kanë krejtësisht 27 mi e 15 qytetarë, por votuan rreth 13 mi e 385 qytetarë.

Naim Ismajli nga radhët e PDK-së, ka qenë kryetar i komunës për disa mandate, por këtë herë ai do ballafaqohet me Qemajl Aliun e LVV-së në balotazhin e 14 nëntorit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore