Sport

Shqipëria kalon në epërsi ndaj Ishujve Faroe


Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e tretë kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Nedim Bajrami i ka kaluar kuqezinjtë në epërsi në minutën e 20-të, duke marrë një asistim perfekt nga Jasir Asani.

Ndërkohë, përveç golit, Shqipëria e pati edhe një rast tjetër të mirë për të shënuar, ndërkohë që kuqezinjtë janë duke dominuar totalisht ndeshjen.

GOLI I NEDIM BAJRAMIT.

Kujtojmë që edhe Polonia është duke fituar ndaj Moldavisë, pra që bëjnë pjesë në të njëjtin grup, që do të thotë se së bashku me Shqipërinë do të kenë nga gjashtë pikë në vendin e dytë dhe të tretë.

Ndërkohë, vendi i parë mbahet nga Republika Çeke me shtatë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore