Sport

Shqipëria drejt fitores së radhës përballë San Marino-s


Shqipëria do të përballet me San Marino-n në “Elbasan Arena”, në kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Dueli do të fillojë në ora 20:45, ku kuqezintjë do të synojnë pikët e plota për të iu afruar edhe më shumë botërorit.

Shqipëria vie nga një fitore shumë e rëndësishme kundër Hungarisë, ku protagonist ishte Armando Broja me golin e fitores në minutën e 87-të.

Në pesë duelet e Shqipërisë në kualifikimet e botërorit, ata kanë fituar tre ndeshje dhe kanë humbur dy.

Momentalisht, në Grupin I, kuqezinjtë radhiten të tretët me 9 pikë, një më pak se Polonia.

Ndërsa San Marino, nuk kanë fituar ende asnjë pikë, që mund të llogaritet si pikë të lehta për Shqipërinë.

Të dy kombëtaret janë përballur tre herë gjatë historisë, dhe të gjitha i ka fituar Shqipëria me rezultate bindëse.

Polonia do të përballet me Anglinë, dhe nëse këta të parët humbin ndeshjen dhe Shqipëria fiton, kjo mund të radhit kuqezinjtë në pozitën e dytë me 12 pikë.

Kuqezinjtë po kalojnë një formë mjaft të mirë, të cilët kanë humbur vetëm një duel në pesë ndeshjet e fundit në Shqipëri.

Pas San Marino-s, Shqipëria do ketë tre duele të vështira radhazi, ku do përballet me Hungarinë, Poloninë dhe Anglinë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore