Lajme

Shpronësimi i “pronarëve të mëdhenj”, qytetarët votojnë referendumin në Gjermani


Zgjedhjet e së dielës në Gjermani do të përcaktojnë kush do të zëvendësoje Angela Merkel në drejtimin e Gjermanisë si kancelarë pas qeverisjes saj prej 16 vjetësh.

Në të njëjtën periudhë do të mbahet dhe një referendum që mund të shkaktojë tronditje në të gjithë Evropën.

Qytetarët e kryeqytetit do të vendosin me 26 shtator, nëse Berlini duhet të shpronësojë të ashtuquajturit “mega-pronarë”. Nëse ata votojnë pro, atëherë ligji do të jetë një nga përgjigjet më radikale të Evropës ndaj zhvillimit dhe rritjes së kostos së strehimit, ku llogariten afro 240 mijë apartamente.

Historiku i referendumit të Berlinit

Fushata e referendumit, e quajtur “Expropriely Deutsche Wohnen” sipas një prej kompanive më të mëdha të pronës në Gjermani, është “reflektim i agresioni dhe pafuqisë” të qiramarrësve në qytet.

Dikur i njohur si një nga kryeqytetet më të përballueshëm në kontinent, çmimet e qirave e kanë bërë Berlinin simbol të apartamenteve me kosto të lartë strehimi.

Në Berlin janë regjistruar vazhdimisht çmime gjithnjë e në rritje të banesave, krahasuar me ato apartamenteve në botë, gjatë vitet e fundit. Edhe pse ende çmime relativisht të ulëta në krahasim me qytetet e tjera globale të Evropës, qiratë në Berlin janë dyfishuar në dekadën 2009- 2019.

Ndërsa reputacioni i lartë i Berlinit dhe sektori i teknologjisë në rritje e kanë zhvilluar tejet qytetin, pagat mbeten të ulëta. Berlini renditet i 11-ti nga 16 shtetet e Gjermanisë me të ardhurat për frymë nën mesataren e vendit.

Sipas Kalle Kunkel, aktiviste me fushatën Expropriate Deutsche Wohnen, kostot e strehimit nuk bëjnë vetëm presion mbi ata që marrin rroga të ulëta, ato kërcënojnë të zbërthejnë strukturën e qytetit.

Që nga viti 1990, Berlini ka shitur afërsisht 200 mijë apartamente për fondet mbrojtëse dhe firmat e kapitalit privat.

Reiner Wild, drejtor i Unionit të Qiramarrësve të Berlinit (BMV), tha se modernizimi i apartamenteve midis qiramarrësve është një taktikë e zakonshme e përdorur nga pronarët për të rritur qiratë. Sipas Wild, rritja e qirasë midis kontratave ka një ndikim të madh në tregun e qirasë.

Marrë nga Euronews, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore