Kosova

“Shpresojmë se Kosova do marrë përgjigjen e merituar nga OKB-ja” – qeveria ruse pas shpalljes “non grata” të zyrtarit rus të UNMIK-ut


Maria Zakharova - Zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse

Moska zyrtare shpreson se shpallja “non grata” e zyrtarit rus të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që është me mision në UNMIK do të marrin përgjigjen e merituar nga OKB-ja.

Kështu ka deklaruar Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Maria Zakharova – Zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse

“Ne presim që ky arbitraritet i Prishtinës të marrë një përgjigje të duhur kategorike nga udhëheqja e OKB-së”.

“Ne i bëjmë thirrje Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Forcës Paqeruajtëse Ndërkombëtare të Kosovës (KFOR) që të garantojnë sigurinë e rusëve dhe të gjithë anëtarëve të misionit të OKB-së, brenda autoritetit të tyre sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha diplomatja ruse.

Tutje, Zakharova ka thënë se shpallja “person non grata” e një anëtari të Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë është “vazhdimësi e linjës provokuese që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike”.

“Ne e konsiderojmë një marifet tjetër të Prishtinës si vazhdim të linjës provokuese për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, duke diskredituar organizatën botërore dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, rolin konstruktiv të Rusisë në Ballkan”.

Diplomatja ruse ka nënvizuar se “Rusia dënon hapat e marrë nga Kosova”, të cilët ajo i quajti “agresiv”.

“Ne dënojmë fuqishëm çdo përpjekje për të kufizuar operacionin e misionit të OKB-së ose për ta ‘shtrydhur atë’ nga Kosova duke ndërmarrë hapa agresivë që bien ndesh me frymën dhe shkronjën e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shtoi Zakharova.

Donika Gërvalla – Kryediplomate kosovare

Ndryshe, Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, më 31 dhjetor të vitit që lamë pas, njoftoi se me kërkesë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ” në Kosovë është shpallur “non grata” një zyrtar rus i UNMIK-ut, shkaku i veprimtarive të dëmshme të tij, të cilat kanë cenuar sigurinë kombëtare.

Gërvalla ka theksuar se një lidhje me këtë vendim ishin njoftuar edhe institucionet ligj-zbatuese dhe autoritete përkatëse për zbatimin e këtij vendimi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore