Lajme

Shpërthen një granatë dore në Veri


Në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të enjte në Zveçan, respektivisht Zherovnic është dëgjuar një shpërthim dhe dyshohet se është shkaktuar nga një granatë dore e cila është hedhur në oborrin e një shtëpie.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani

“Dëme të vogla materiale janë shkaktuar, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësit relevante të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha Elshani.

Ndërkaq të mërkurën një veturë me targa serbe është djegur në Veri. Rasti është raportuar në polici dhe ka ndodhur pas mesnate. Zjarri dyshohet se është përhapur në pjesën e përparme të makinës.

Bëhet fjalë për veturën e bashkëpunëtorit të ish-kryetarit të komunës Leposaviç-it, Zoran Todiç.

Ndryshe, të paktën 85 automjete janë djegur që nga viti 2014 në zonat e banuara nga serbët, kryesisht në Veri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore