Shqipëria

Lëndohen tre persona nga shpërthimi i bombolës së gazit në Korçë


Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Voskopojë rreth orës 11:20.

Nga shpërthimi i bombolës kanë marrë dëmtime F. L., rreth 63 vjeç, , K. B., rreth 30 vjeç dhe shtetasja A. N.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Korçës me djegie trupore si pasojë e shpërthimit, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore