Shqipëria

Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka, pas megaoperacionit me urdhër të SPAK


Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste, është shpallur në kërkim.

Kjo, pas një megaoperacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku janë lëshuar rreth 50 urdhër-arreste, për persona të përfshirë në grupime kriminale.

Vetë Ndoka ndërkaq, ka pasur çështje të hapura me drejtësinë edhe më herët, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e tij, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Sa i takon vetë operacionit policor, ai ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit.

Aksioni po zhvillohet në disa rajone, duke përfshirë Lezhën, Vlorën, Niklën dhe Durrësin.

Mes të përfshirëve, mendohet se janë edhe anëtarë të familjes Avdylaj. Ndërsa, kontrolle janë bërë edhe në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit, emra të njohur për drejtësinë.

Disa kontrolle mësohet se janë zhvilluar edhe në Vlorë, në banesën e Fatmir Hysenit.

Të tjera detaje priten në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore