Shqipëria

Shembja e banesave te 5 Maji, banorët vijojnë protestat duke bllokuar kryqëzimin e Medresesë


Pasditen e 31 janarit banorët te lagjja “5 Maji”, kanë nisur një marshim në shenjë protestë për ndërtesat që u shembën me urdhër të Bashkisë Tiranë, duke bllokuar kështu kryqëzimin pranë tregut të “Medresesë”.

“Kemi dalë në protestë, do të bllokojmë kryqëzimet, do e shohin që kemi katër muaj që protestojmë, nuk na është dhënë asnjë lloj sqarimi, asnjë zgjidhje nga Bashkia, jemi kundër mënyrës së trajtimit, një kontratë të njëanshme”, u dëgjua të thoshte njëri nga banorët.

Ndërkohë uniformat blu kanë kërkuar nga banorët të lirojnë rrugën pasi po behën burim aksidenti.

Kujtojmë që më 19 janar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë në kuadër të procesit të rindërtimit.

Nga ana tjetër aksionin ligjor e ka nisur dhe Avokati i Popullit, pas një kërkesë nga këta banorë për parregullsi në kontratën e paraqitur nga ana e Bashkisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore