Lajme

SHBA/Trump nuk dërgon në kohë Gardën Kombëtare në Capitol


Trump fillimisht nuk ka dashur të dërgojë Gardën Kombëtare në Capitol.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) , Donald Trump, i cili ka dëshmuar  që nuk druhet  për të  dërguar  Gardën   Kombëtare  në vendet ku shpërthen dhuna, rezistoi fillimisht ta dërgonte gardën  në Capitol Hill. 

Zëvendëspresidenti Mike Pence  pati një telefonatë me kryetarin e shefave të përbashkët të shtabit, Mark Milley.  Milley sugjeroi një lëvizje më të shpejtë të Gardës Kombëtare, për të ndaluar protestuesit të thyenin barrierat e sigurisë. 

Gjithsesi sipas disa burimeve të CNN-it,  Pence nuk ka autoritet mbi Gardën Kombëtare.  Një  këshilltar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se disa ndihmës rreth Trump ishin të zemëruar që presidenti nuk kishte  bërë më tepër,  për të ndaluar kryengritjen në Capitol.

Një  tjetër zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ndihmësit e Presidentit shkuan te Trump -i,  për ta inkurajuar ate të jepte urdhrin për të dërguar gardën Kombëtare të SHBA-së në Capitol. 

Zyrtari i lartë ka pohuar se ndihmësit i  kërkuan  gjithashtu Trump që të regjistronte një video ku të bënte thirrje t`i  jepej fund bllokadës në Capitol Hill. 

Sipas CNN-it një burim familjar i presidentit ka thënë se stafi i Shtëpisë së Bardhë  është “tmerruar” nga dhuna. Ata shprehen të shqetësuar pasi mund të vazhdojë të ushtrohet dhunë dhe  gjatë natës në rrugë. 

“`Trump nuk dëshiron të bëjë` më shumë nga sa po bën tani”, deklaroi këshilltari./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore