Shqipëria

SHBA-të i dhurojnë Shqipërisë pajisje sigurie dhe komunikimi në funksion të shërbimit penintenciar


Nga Ambasada Amerikane në Tiranë, pasditen e 11 shkurtit është bërë me dije se Drejtori për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockwell, i dorëzoi këtë javë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija, mbi 110 mijë dollarë pajisje sigurie dhe komunikimi për Shërbimin Penintenciar të Shqipërisë.

Kjo ka ardhur si mbështetje që Ambasada e SHBA-ve i bën Shqipërisë për reformën e burgjeve.

“Ambasada e SHBA-ve do të vazhdojë të ndihmojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në përmirësimin e sigurisë së burgjeve dhe zhvillimin e një sistemi penintenciar modern dhe mirëfunksional”, theksohet në postimin e saj në median sociale Facebook.

Në përfundim ata e mbyllin se kjo mbështetje ka të bëjë me mbrojtjen e publikut dhe sigurimin e një sistemi burgjesh të sigurt, njerëzor dhe efikas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore