Lajme

SHBA, miratohet vaksina e parë për parandalimin e HIV/AIDS-it


Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar vaksinën e parë për parandalimin e HIV-it, duke shënuar një moment kyç në luftën kundër kësaj epidemie.

Vaksina “Apretude” – e prodhuar nga kompania farmaceutike, ViiV Healthcare – e cila është venoz, do të jetë një alternativë më shumë ndaj grupeve të prekura nga HIV/AIDS.

Ajo mund të inokulohet deri në gjashtë herë në vit.

Drejtoresha e qendrës së FDA-së për vlerësimin dhe kërkimin e barnave, Debra Birnkrant, u shpreh optimiste për “Apretude”.

Një dozë e këtij ilaçi do të kushtojë 3 mijë e 700 dollarë.

Kompania ka krijuar programe për njerëzit që nuk mund ta merrnin atë, përfshirë ata pa sigurim.

Sipas rezultateve të një studimi të bërë publik vitin e kaluar, vaksina ka efekt edhe në parandalimin e infeksionit.

HIV është virusi i mungesës së imunitetit njerëzor.

Ai u identifikua më shumë se 40 vjet më parë, duke infektuar pothuajse 80 milionë në gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore