Bota

SHBA ka shitur më shumë se një milionë fuçi të naftës iraniane


Departamenti i Drejtësisë nё SHBA ka njoftuar shitjen e më shumë se një milionё fuçish nafte tё sekuestruara nga Irani vitin e kaluar.

Paratë nga shitja do të shkojnë në Fondin e Viktimave Amerikane të Terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara janë duke bllokuar naftë nga Irani qё pas sanksioneve që i vendosën Teheranit.

SHBA-ja ka akuzuar Iranin për zhvillimin e programit të saj bërthamor, si dhe i ka quajtur si terroriste shumё grupe iraniane.

Vitin e kaluar, administrata e ish presidentit Donald Trump kapi 1.2 milionё fuçi benzinë, e cila, sipas deklaratave u transportua nga Irani në Venezuelë me katër anije.

Mallra me vlerë dhjetëra miliona dollarë

Karburantet u transferuan në anije të tjera dhe u transportuan për t’u shitur në SHBA. dhe Fondet e grumbulluara u dёrguan në “Fondin për Viktimat Amerikane të Terrorizmit të Sponsorizuar nga Shteti”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Marc Raimodi, tha pёr Reuters se “qeveria ishte ende duke përpunuar kostot përfundimtare”.

Vlera e mallrave nuk dihet, por, sipas çmimeve evropiane, supozohet tё jenё dhjetëra miliona dollarë.

Javën e kaluar, SHBA filluan procedurat ligjore për të marrë naftën e papërpunuar nga një anije tjetër që lundronte nga Irani dhe që u përgjua në ujërat e Karaibeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore