Gjatë përurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden, në një moment në fund të performancës së saj muzikore, ylli botëror Jennifer Lopez ngriti një gisht dhe tha: “Una nación, bajo Dios, indivisible, con libertad y justicia para todos”!
Kjo është fraza e fundit e Betimit të Besnikërisë (Pledge of Allegiance): “Një komb, nën Zotin, i pandashëm, me liri dhe drejtësi për të gjithë”.
Pas thënies shikuesit kanë reaguar në mediat sociale. Kjo frazë ka shkaktuar një zemërim tek mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump. Lopez hapi performancën e saj me këngën “This Land Is Your Land” Dhe më pas këndoi hitin e saj “Let`s Get Loud.” /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com