Lajme

SHBA, automjete elektrike deri në vitin 2030


Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të sigurojnë që pothuajse të gjitha makinat e reja dhe automjetet të jenë elektrike deri në fund të kësaj dekade. Pasi i duhet të ndalojnë përdorimin e lëndëve djegëse fosile për prodhimin e energjisë deri në vitin 2035, krahasuar me nivelet e vitit 2005.

Gjurmuesi i Veprimit të Klimës, ka nxjerrë një raport, më 12 mars, ku presidenti i SHBA-ja, Joe Biden, duhet të synojë një objektiv kombëtar për uljen e emetimeve me rreth 60% deri në 2030, në bazë të marrëveshjes së Parisit.

Këshilltarët kryesorë të Biden po punojnë për një plan kombëtar për shkurtimet e emetimeve. John Kerry, shefi i klimës së Biden, pritet të zbulojë planin në një samit të klimës të udhëhequr nga SHBA më 22 Prill.

Bota duhet të ketë një shans të mirë për të mbajtur ngritjet e temperaturës globale brenda 1.5C të niveleve para-industriale.

Analiza e fundit, tregon se SHBA si emetuesi i dytë më i madh në botë, pas Kinës, duhet të ulë emetimet me ndërmjet 57% dhe 63% për të mbetur brenda kufirit të poshtëm.

Sipas raportit të gjitha automjeteve e reja duhet të jenë elektrike deri në vitin 2030 dhe Biden duhet të synojë shkurtime prej 60% të emisioneve nga ndërtesat e banimit dhe 70% të emetimeve nga ndërtesat komerciale,

Biden ka plane për të siguruar që SHBA-ja të dekarbonizojë plotësisht prodhimin e energjisë në 15 vitet e ardhshme.

Gjithashtu Biden e ka bërë të qartë angazhimin e tij për një objektiv afatgjatë për SHBA-në për arritjen e zero emetimeve deri në vitin 2050.

Afati i fundit për dorëzimin e raportit ishte dhjetori i vitit të kaluar. Por rreth gjysma e vendeve  duke përfshirë SHBA-në, Kinën, Indinë dhe emetuesit e tjerë të mëdhenj humbën afatin për shkak të pandemisë.

Kina, emetuesi më i madh në botë, gjithashtu po shikohet nga afër.

Javën e kaluar, Pekini publikoi planin e fundit pesë-vjeçar, i cili përcakton projektin ekonomik të qeverisë për vitin 2021 deri në 2025.

Por ai thjesht përsëriti një qëllim ekzistues të kulmit të emetimeve deri në vitin 2030.

Ekspertët e gjelbërt deklarojnë se ishte tepër vonë për të pasur një shans për t’u arritur qëllimet e Parisit dhe Kina mund të rishikojë qëllimin saj në lidhje me mbrojtjen e klimës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore