Kosova

Sërish pritje të gjata tek Dheu i Bardhë e Merdarë


Pika kufitare tek Dheu i Bardhë.

Pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Merdarë vazhdojnë të mbesin të ngarkuara.

Mëngjesin e së mërkurës, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri 20-30 minuta, kurse në dalje pritjet janë deri në 1 orë.

Kështu bëhet e ditur sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kurse, në pikën kufitare në Merdarë për të hyrë duhet pritur 15 deri në 20 minuta, në hyrje pritjet janë deri në 1 orë.

Raporti i Qendrës Kombetare për Menaxhim Kufitar.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk është raportuar për pritje të gjata.

Në vazhdimësi ditëve të fundit ka pasur pritje të gjata në këto pika kufitare.

Më 21 korrik, deri në 5 orë kanë qenë pritjet për mërgimtarët për të hyrë në Kosovë.

Sipas të dhënave të cilat ishin publikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ishin deri në 4 mijë.

Ndryshe, çdo vit në pikat kufitare krijohen kolona të tilla për shkak të ardhjes të diasporës.

Ekonomia vazhdon të jetë e varur nga paratë që diaspora dërgon në Kosovë.

Paratë e dërguara dhe ardhja e tyre për pushime në Kosovë, vazhdojnë të përmenden si një ndër faktorët kryesorë për rritje ekonomike në 7.1 për qind në këtë vit nga -5.3 për qind sa kishte rënë vitin e kaluar.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, të publikuar më 6 tetor të 2021, thuhej se aktiviteti ekonomik në Kosovë gjatë vitit pritet të zgjerohej në 7.1 për qind, rritje kjo e nxitur nga vizitat e diasporës dhe masat mbështetëse fiskale.

Në periudhën afatmesme, sipas raportit, rritja ekonomike do jetë e kushtëzuar nga përshpejtimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe menaxhimit të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore