Lajme

Sërish dështon projektligji për pensionet e policëve dhe punonjësve të IPK-së


Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka dështuar sërish votimi në parim për Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.

Deputetët të cilët janë në pozitë nuk kanë marr pjesë në votim, ndërsa nuk ka pasur diskutim për këtë pikë.

Pas mbledhjes kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, në një deklaratë për media, tha se e mbështetë këtë projektligj por se deputetët e pozitës nuk morën pjesë në votim.

“Unë e kam përkrah këtë ligj është i nevojshëm por si duket deputetët e pushtetit e kanë vullnetin kundër këtij ligji. Shpjegimet është mirë ti japin ata vetë. Në fakt nuk marrin pjesë në votim fare”, tha Berisha para mediave.

Ai tutje ka theksuar se është hera e dytë që këtë projektligj e ka sjellur për votim në komision dhe hera e dyta që dështon

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, kishte prezantuar iniciativën e saj ligjore për Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Musliu kishte thënë se përmes këtij projektligji do të rregullohen e përcaktohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcaktohet kategorizimi i pensioneve për pension.

Më 26 korrik, kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte potencuar se nderimi më i madh që shteti mund ta bëjë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përpos homazheve në përvjetorë, është të lehtësojë jetën e tyre.

‘’Ligji për pensionimin e zyrtarëve të Policisë dhe IPK-së, ligj i gatshëm për miratim që nga viti 2019. Ligji për sigurimin jetësor e shëndetësor për Policinë, e që kostoja e tij nuk e kalon shifrën e 4 milionë eurove’’.

Nevojën për mungesën e një politike për sigurimin shëndetësor dhe jetësor të nëntë mijë policëve të Kosovës e tregojnë  edhe një herë sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, Policia e Kosovës përballet edhe me mungesën e një politike për sigurime shëndetësore dhe jetësore.

Policët që rrezikohen çdo ditë në Veri, ende s’kanë sigurime shëndetësore

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore